SHOWBIZ / E Diel 12 Shkurt 2023, 16:04

Rasti i Fedez në Sanremo/ Kryeministrja Giorgia Meloni reagon ashpër ndaj Rai

 


Giorgia Meloni është e bindur se drejtuesit e lartë të Rait e kanë tejkaluar kufirin, pasi pa me habi atë që ndodhi mbrëmë në Sanremo. Ajo puthja në skenën e Festivalit Sanremo 2023 që Rosa Chemical ia rrëmbeu reperit Fedez në fund të performancës së tij, zemëroi kryeministren e Italisë Giorgia Meloni dhe jo vetëm.

Rasti i Fedez në Sanremo/ Kryeministrja Giorgia Meloni reagon ashpër
"Ka shkuar shumë larg.", janë pak fjalë, por të qarta. Ky është komenti që shoqëroi reagimin e Melonit. Rasti Fedez ishte qershia mbi tortë. Dhe kështu Fratelli d'Italia po mendojnë një ndryshim në drejtim. Qëllimi është ndryshimi i drejtuesve të Rai-t por pa “trauma”. Fratelli d'Italia kërkuan dje dorëheqjen e drejtuesve të Rai-it.
Jo vetëm drejtuesit e Fratelli d'Italia por edhe politikanë të tjerë italianë nuk e pëlqyen atë çfarë ndodhi.


“Ata shajnë për rekordet e audiencës, por me kalimin e viteve kanë humbur miliona shikues.”, shkroi në Twitter ish-senatorja e Ligës Veriore Simone Pillon. Lideri i Forza Italia, Silvio Berlusconi gjithashtu foli për këtë temë, duke shprehur rezervat e tij për atë çfarë ndodhi mbrëmë./K.C/dritare.net