
Ditën e djeshme modelja shqiptare Jori Delli publikoi një video të reperit italian Fred De Palma, i cili teksa ndodhej në skenë duke performuar, tregoi se e dashura e tij është shqiptare. Teksa e postoi këtë video në Instagramin e saj, shoqëruar me një zemër, Jori konfirmo kështu zërat se ajo dhe Fred janë në një romancë dashurie.
Mirëpo, menjëherë pas publikimit të kësaj videoje, duket se një pjesë e vargjeve që reperi thotë në freestyle u keqkuptuan. Menjëherë nisën kritikat ndaj Jorit pasi sipas një pjese të publikut “i dashuri i saj, në videon në fjalë, ofendon shqiptarët duke i quajtur budallenj”.
Për këtë ka reaguar vetë Jori. Përmes një videoje në Instastory ajo sqaron dhe përkthen atë që është thënë në skenë, duke hedhur poshtë hipotezën se ofendimet janë drejt shqiptarëve. E sërish, edhe në këtë video teksa thotë “Fred i thotë atij tjetrit që e dashuria ime shqiptare të rref, pra unë e rraf…”, konfirmon edhe një herë marrëdhënien e saj.
Shpjegimin e plotë të Jorit e gjeni në videon e mëposhtme.
