SHOWBIZ / E Hënë 11 Nëntor 2024, 00:12

Pse në rrjet po përflitet se Luana Vjollca është drejt martesës, pas ndarjes nga Krenar Cocaj? (Foto)

Ditën e sotme në rrjet po përflitet për një martesë të mundshme të moderatores Luana Vjollca — pak kohë pasi ajo dhe Krenar Cocaj i dhanë fund lidhjes së tyre.

Mirëpo çfarë u bë shkak për aludimet në rrjet se Luana po martohet?

Ka qenë vetë moderatorja ajo që postoi si fillim një foto në llogarinë e saj të Instagram ku shihet mesazhi: “Martohu me mua”

Megjithatë pak më vonë Luana zbuloi se si qëndron e vërteta me një tjetër foto, sërish në Instagram. Moderatorja tregoi se në fakt nuk është ajo që po martohet por një tjetër çift.