
Kryetari i Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo, ka reaguar në lidhje me zjarrin që ka përfshirë qytetin e Himarës mbrëmjen e sotme. Ai ka bërë thirrje urgjente qytetarëve që të evakuohen, për shkak të përkeqësimit të menjëhershëm të zjarrit i cili po i afrohet qytetit bregdetar.
Tavo iu ka bërë thirrje banorëve që të evakuohen menjëherë nga shtëpitë, bizneset apo ambientet e rrezikuara për të mbrojtur jetën e tyre. Po ashtu kryebashkiaku iu sugjeron zbatojnë udhëzimet e autoriteteve dhe të kontaktojnë me shërbimet e emergjencës.
“Për shkak të zjarrit të papritur që po përparon drejt zonave të banura, ju bëjmë thirrje të largoheni nga shtëpitë, bizneset apo abiente të tjera që mund të përbëjnë rrezik për jetën.
Ju lutemi, kërkoni ndihmën e organeve të policisë se rendit, policisë bashkiak, zjarrfikësve dhe urgjencës mjeksore në çdo kohë
Ruani qetësinë dhe zbatoni udhëzimet e autoriteteve!”, thuhet në njotimin e Tavos.
Zjarri del jashtë kontrollit në Himarë, kryebashkiaku Tavo
Kujtojmë që zjarr i madh ka shpërthyer mbrëmjen e kësaj të premteje në bypasin e qytetit të Himarës, ku flakët po përhapen me shpejtësi. Mësohet se flakët të favorizuara nga era e fortë, ku raportohet se deri më tani janë djegur disa shtëpi.
Banorët kanë kërkuar që autoritetet të ndërhyjnë nga ajrin sa më shpejt se zjarri është duke përparuar shumë.
