
Ajo ishte gruaja që magjepsi botën me zërin e saj, por prapa skenës fshihej një histori e heshtur vetmie dhe sakrifice.
Nexhmije Pagarusha, “Mbretëresha e Muzikës Shqipe”, na la pas perla të pavdekshme, por shumë pak njerëz e dinë dramën e jetës së saj private.
Pse gruaja më e adhuruar e kombit e kaloi pjesën më të madhe të jetës pa një burrë në krah?
Nexhmija ishte e martuar me një nga kompozitorët më gjenialë shqiptarë, Rexho Mulliqin. Ishte një bashkim i dy titanëve. Nga kjo dashuri lindi djali i tyre, Leonardi, dhe lindi kryevepra që njihet në gjithë globin: kënga “Baresha”. Ai shkruante notat, ajo i jepte shpirt. Por, siç ndodh shpesh me artistët e mëdhenj, dy zjarre të fortë e kanë vështirë të digjen në një dhomë.
Martesa e tyre nuk zgjati përgjithmonë dhe ata u divorcuan. Pas ndarjes nga Rexho Mulliqi, Nexhmije Pagarusha mori një vendim që habiti të gjithë në atë kohë: ajo nuk u martua kurrë më. Në një shoqëri ku pritej që një grua të kishte një burrë në krah për t’u ndjerë e “mbrojtur”, Nexhmija zgjodhi rrugën më të vështirë – atë të pavarësisë dhe vetmisë.
Ata që e njohën nga afër thonë se Nexhmija ia dedikoi të gjithë dashurinë e mbetur djalit të saj dhe skenës. Por në vitin 1984, në kulmin e moshës, ajo mori një tjetër vendim shokues: u largua përfundimisht nga muzika dhe nuk këndoi më nëpër koncerte. Bilbili e mbylli sqepin dhe u tërhoq në qetësinë e banesës së saj në Prishtinë.
Shumë thonë se ajo kurrë nuk gjeti dot një dashuri që do të peshonte sa ajo e para. Të tjerë thonë se ajo thjesht nuk donte t’i jepte llogari askujt përveç publikut të saj, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
