SHOWBIZ / E Martë 19 Nëntor 2024, 15:03

Produksioni ia ndërroi biletën e fatit Xhenetës për t’u kthyer prapë pas eliminimit?

Mbrëmë, Big Brother VIP Kosova ofroi një spektakël plot momente emocionuese dhe të papritura.

Gresa, njëra nga banoret që ka luajtur me strategji të fortë që nga fillimi, kishte avantazhin e kapitenës së javës, duke çuar në nominim direkt dy banore: Drenushën dhe Xhenetën.

Pas votimeve, Xheneta ishte banorja që mori më shumë vota për të dalë nga shtëpia, por surpriza e mbrëmjes ishte se ajo pati biletën e kthimit dhe u rikthye në lojë.

Spekulimet e fansave të spektaklit shpërthyen në rrjetet sociale, duke sugjeruar se mund të kishte ndodhur një manipulim.

Ata vërejtën se kutia e biletës duket se ishte e hapur dhe Xheneta vetë krijoi dyshime, duke thënë se përpara se ta hapte plotësisht, kishte lexuar se aty shkruhej “Ti kthehesh në shtëpi”.