
Binjaket që morën pjesë në programin e Tv Klan, “Në Kurthin e Piter Pan” dhe vodhën zemrat e të gjithëve, kanë ndarë një lajm të bukur me ndjekësit.
Vogëlushet lozonjare do të jenë pjesë e videoklipit për këngën e re të Greta Koçit.
“Kishim kënaqësinë të ishim sot në xhirimet e klipit për këngën e radhës të Greta Koçi që e sigurt është që do jetë hiti i radhës!”, shkruhet në llogarinë e tyre në Instagram.
Ndërkohë vetë Greta ka ndarë një video shumë të lezetshme me dy karamelet, Amaris dhe Marlis.
“Përshëndetje! Ne të treja u takuam sot sepse këto dy bukuroshet janë pjesë e videoklipit”, thotë këngëtarja ndërsa më pas vijon një bisedë me to që përfundon me puthje e përqafime.
Nisur nga suksesi i këngës “Motra ime”, duket se projekti i ri mund të jetë një vazhdim i saj.
Kujtojmë që binjaket kanë qenë një fenomen në programin “Në Kurthin e Piter Pan” ku frazat e tyre “a do bëhemi motra?”, “unë vdes për motrën”, momentet spontane duke kënduar “S’na gjehet dermoni” apo “Mirëmëngjes dashni” nga Artiola Toska pushtuan rrjetin./tvklan.al
