LAJME / E Diel 5 Korrik 2026, 20:08

Djali dhe nusja u ngrenë kurth, u “zhvasin” hotelin me 26 dhoma

Familja Pejvani nga Saranda, me kursimet e tyre të jetës, fillojnë dhe bëjnë një ndërtim me katër dhoma për turizëm. Sigurisht që në atë kohë gjetja e turistëve ka qenë e vështirë dhe sektori i turizmit nuk ishte fuqizuar akoma.

Miljana është ndihmuar nga ana e prindërve për rritjen e fëmijëve, ndërkohë ajo kohën e saj e ka dhënë për ngritjen dhe fuqizimin e këtij aktiviteti të përbashkët familjar. Filloi me katër dhoma, kurse sot është shndërruar në një hotel të konsiderueshëm me 6 kate dhe me 26 dhoma.Por, çfarë ka ndodhur në gjithë këto vite, që këtë të diel, 5 korrik, vajza e familjes, Miljana, ndodhet në një përballje mjaft të vështirë me nënën e saj, Evjeninë?!Pas disa vitesh, Miljana largohet drejt Britanisë së Madhe dhe gjatë periudhës së verës kthehet për të ndihmuar familjen për sezonin turistik, por me shpresën që edhe asaj do t’i jepej diçka nga kjo pasuri. Nga ana e babait të saj, Vangjelit, i ishte premtuar që do t’i jepeshin 9 dhoma.

Të 26 dhomat do të ndaheshin në 3 pjesë dhe 9 dhoma do t’i merrte Miljana. Kjo gjë jo vetëm që nuk ka ndodhur sot, por ka pasur disa procedura deri në ditën që jemi sot.

Është marrë një kredi në vitin 2021 me një vlerë të konsiderueshme prej 65 mijë eurosh për të zgjeruar biznesin dhe është dashur që vetë Miljana të kontribuonte me rreth 80 mijë paund.Kredia fillimisht nisi të shlyhej nga kryefamiljari, por një ditë, teksa shkonte për të paguar këstin, i thonë që pjesa e mbetur e kredisë, 25 mijë euro, është shlyer. Djali i familjes, Dritani, kishte marrë një kredi të dytë për të shlyer fundin e kredisë së parë. Por në momentin që është marrë kredia e dytë, në bankë u prodhua një deklaratë noteriale, në të cilën Dritani merrte gjithë pasurinë.

Eni Çobani: Zoti Vangjel, ju jeni zhveshur sot nga pasuria. Banka ta kaluar pronësinë te Dritan Pejvani, pasurinë.

Evjeni: Ato i ka bërë nusja bashkë me motrën e saj, me gjithë drejtorin, djalin tim dhe me atë noterin. Ne nuk dimë asgjë.

Vangjeli: Nuk kam qenë dhe nuk jam budalla, që t’i fal djalit tim një hotel me 6 kate dhe me 26 dhoma.

Evjeni: Unë nuk kam bërë gjë! Po mos ke bërë gjë ti me gjithë nusen dhe djalin. Nëse ke bërë gjë, bëji vend kokës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE