SHOWBIZ / E Enjte 17 Gusht 2023, 02:02

Po e kalon verën në SHBA, Beatrix Ramosaj zbulon cili është personi që i mungon më shumë nga Shqipëria!

Beatrix Ramosaj për pjesën më të madhe të kësaj vere është "shpërgulur" në SHBA, aty ku prej kohësh jetojnë disa pjesëtarë të familjes së saj, ndërsa këngëtarja herë pas herë ndan në rrjetet sociale momentet që kalon me ta, apo edhe vendet që ka vizituar. Megjithatë, duket se ajo e mban një sy nga Shqipëria, pasi ka larg një person që po i mungon shumë këto kohë dhe po flasim pikërisht për nënën e saj.

Këtë na e ka bërë të ditur vetë artistja sot, nëpërmjet një fotoje që ka postuar të një kafeje, në dukje kafe turke, që me gjasë kur është pranë mamasë e konsumon me të, ndërsa bën tag edhe Albërije Hadërgjonajn, duke treguar i mungon shumë të dyjave. 

Nuk e dimë nëse do t'i ngelë hatri Albanit, por me siguri ai nuk është pjesë e momenteve kur Beatrix dhe e ëma pijnë kafe turke dhe flasin me njëra-tjetrën, kështu që le të jetë ky momenti i tyre, ndërsa edhe mamasë së saj me siguri i mungon e bija, duke marrë parasysh sa të lidhura janë. 

Gjithsesi, Beatrix ka treguar se edhe po e shijon këtë verë, teksa po qëndron edhe me kushërirat e saj, Anxhelina dhe Agnesa Hadërgjonaj dhe me siguri edhe me ndonjë prej Kardashianeve, duke marrë parasysh marrëdhënien që kanë vajzat me to.