SHOWBIZ / E Enjte 29 Shtator 2022, 00:12

Përlotet Elhaida Dani/ Prindërit, pengu më i madh në prag të Dancing with the Stars

Artistja mes lotësh tha se pengu më i madh në prag të Dancing with the Stars janë prindërit, të cilët mezi pret t’i takojë.

“Më ka marrë malli shumë këtë herë, ishte e vështirë, muaj jashtë Shqipërie, nuk kam folur shumë se diferenca e orareve 7 orë me Kanadanë, është edhe faji im e mirëkuptojnë ata. Mezi pres t’i takoj. Janë shumë të lumtur, mendojnë se do të fitoj”, tha Elhaida.

Gjatë emisionit, u zbulua se Dalina Buzi do të jetë anëtare e jurisë së “Dancing With the Stars”.