
Historia e dashurisë mes ish-konkurrentëve të Ferma VIP, Ola Elezaj dhe Adionit, e cila fillimisht u duk si një marrëdhënie e vështirë për t’u pranuar nga familja, është kurorëzuar tashmë me një fejesë pas përfundimit të rrugëtimit të tyre në këtë format televiziv.
E ftuar së fundmi në emisionin Ferma Club, Ola ka ndarë detaje rreth zyrtarizimit të lidhjes menjëherë pas daljes nga reality show. Ajo ka treguar se familja e saj e kishte pranuar Adionin me një simpati të madhe, diçka që as ajo vetë nuk e priste.
Sipas saj, gjithçka u konkretizua shumë shpejt pasi komunikuan në telefon dhe Adioni propozoi që të shkonte të nesërmen për ta zyrtarizuar marrëdhënien.
Gjatë intervistës, ish-fermerja komentoi edhe momentin e shumëpërfolur të hyrjes së vëllait të saj në fermë. Ajo e ka mbrojtur veprimin e tij, duke theksuar se ai kishte plotësisht të drejtë dhe bëri gjënë e duhur në atë moment. Ola shpjegoi se brenda shtëpisë e kishte të pamundur t’i vërtetonte familjes vërtetësinë e ndjenjave, por kjo u dëshmua sapo dolën jashtë.
Për sa i përket jetës së tyre aktuale, Ola zbuloi se lidhja ishte konsoliduar që brenda fermës dhe se aktualisht çifti po bashkëjeton në qytetin e Gjakovës në Kosovë, një përvojë që ajo e cilësoi si shumë të bukur.
Pavarësisht këtij fundi të lumtur, ajo pranoi se eksperienca në Ferma VIP ka qenë emocionalisht e ngarkuar. Ola u shpreh se shpesh është penduar për pjesëmarrjen e saj në këtë format, pasi më parë kishte një jetë shumë të qetë. Megjithatë, ajo theksoi se e vetmja arsye pse ia vlejti kjo sfidë ishte njohja me Adionin.
“Jam penduar shumë dhe nëse do e ktheja kohën pas, nuk do kisha hyrë në Ferma VIP, sepse isha shumë rehat. Por ndodhi për një arsye, që të njihja Adionin,” u shpreh Ola.
Në fund, ajo shtoi se nga bashkëjetesa në fermë i mungojnë më shumë Visi dhe Romiri, duke theksuar gjithashtu se ky rrugëtim e ka ndihmuar të zbulojë anë të panjohura të karakterit të saj, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
