
Mimoza Ahmeti vazhdon të konfirmohet dita-ditës si “fenomeni” i padiskutueshëm i këtij edicioni të “Ferma VIP 3”.
Ndërkohë që poetja ndodhet e izoluar brenda rrethimit të fermës, duke dhuruar situata dhe batuta epike, jashtë mureve popullariteti i saj po njeh vetëm rritje galopante.
Gjatë spektaklit të djeshëm, ku Moza ishte sërish në qendër të vëmendjes me dinamikat e saj të forta, impakti i saj tek publiku u përkthye menjëherë në shifra konkrete në rrjetet sociale.
Para fillimit të transmetimit të Prime-t, llogaria e saj zyrtare në Instagram numëronte rreth 88 mijë ndjekës. Por, vetëm disa orë pas përfundimit të spektaklit, situata ka ndryshuar tërësisht. Siç shihet qartë edhe nga screenshot-i i profilit të saj, shifra e ndjekësve ka “fluturuar”, duke arritur në plot 92.6 mijë ndjekës.

Një rritje e tillë prej afro 5 mijë personash brenda pak orësh nuk është një fenomen i zakonshëm dhe tregon qartë mbështetjen masive dhe dashurinë që po merr nga jashtë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
