SHOWBIZ / E Premte 18 Gusht 2023, 19:07

Pas ndarjes, ish-banorja e BBV shfaqet me pushime e shoqëruar

Pas disa javëve punë me sete fotografike në disa shtete europiane, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova Gresa Hoti ka nisur pushimet. Gresa është në Greqi, nga atje ku është shfaqur krah një mashkulli.

Fotoja e postuar nga vetë modelja ka bërë që të supozohet se kush është mashkulli që po e shoqëron në pushime.

Por nuk kemi të bëjmë me një të dashur të ri pas ndarjes nga Andi. Mashkulli në foto është një nga miqtë e ngushtë italian të Gresës.

Kujtojmë se prej ndarjes, Gresa e Andi nuk kanë folur publikisht.