SHOWBIZ / E Premte 8 Dhjetor 2023, 13:01

Nuk ka rëndësi kush e ka fajin, Arbana Osmani reagon mes aludimeve për moderimin e BBV

Në media thuhet se BBV këtë sezon nuk do të jetë nën moderimin e Arbana Osmanit, por të Ledion Liços. Arsyeja për këtë nuk është bërë ende e ditur, ama heqja e Ledionit nga ndjekësit në Instagram nga ana e Arbanës, ishte një shenjë konfirmimi i lajmeve që qarkullonin.

Tashmë çdo veprim i moderatores po merret si një reagim ndaj situatës. I njëjtë ishte dhe ky i fundit, ku Arbana ka shpërndarë një postim në Instastory, ku shkruhet: “Ndonjëherë, nuk ka rëndësi se i kujt ishte faji.”