
Në studion e ABC-së së Mëngjesit, Gent Pjetri, ish-moderatori dhe ish-këngëtari i njohur si “Doktori” i emisionit Fiks Fare, rrëfeu kalvarin e vuajtjeve pas shkëlqimit të ekranit.
“Kam qenë një ndër personazhet më të dashur shqiptarë, ndërsa tani më duket vetja i harruar”, u shpreh ai me dhimbje, duke kujtuar kohën kur publiku e identifikonte kudo si “Doktori”.
Ai tregon se hyrja në media erdhi falë inkurajimit të mikut të tij, Bojken Lako, ndërsa imitimet dhe humori i dhanë famë të menjëhershme. Por ironitë dhe presionet në punë, sipas tij, e shtynë drejt alkoolit dhe gabimeve personale.
“U bëra armiku i vetes”, pranon Pjetri, duke rrëfyer se pas largimit nga Top Channel pësoi ishemi cerebrale. “Nëse do të dënosh një aktor, hiqe nga skena”, thotë ai, duke e cilësuar atë periudhë si “brezi i djegur” i jetës së tij.
I njohur më herët edhe si pjesë e grupit “Centaur”, që solli risi në muzikën shqiptare, Gent Pjetri foli sot për një zemër të lënduar: një dashuri që përfundoi në divorc, një flirt që i kushtoi familjen dhe ëndrrën për t’u bërë baba. “Jam djalë i vetëm, i birësuar, pa motër e pa vëlla… dhe për momentin ndihem shumë vetëm”, rrëfeu ai, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
