
Indri Shiroka ka festuar 37-vjetorin e tij të lindjes në një atmosferë të mbushur me emocione dhe surpriza të veçanta.
Pasi akrepat e orës kaluan mesnatën, moderatorja Arbana Osmani i mblodhi fermerët, të cilët së bashku i kënduan këngën e datëlindjes, duke krijuar një moment të ngrohtë dhe plot dashuri për Indrin. Ai u duk i prekur nga kjo vëmendje dhe falënderoi të gjithë për urimet.
Pas këtij momenti festiv, Indrit iu kërkua të shkonte tek Agai, ku e priste një tjetër surprizë shumë prekëse: një mesazh audio nga djali i tij i mitur. Fjalët e të birit e emocionuan thellësisht, duke e bërë atë të mos i mbante dot lotët. Ky ishte padyshim një nga momentet më të ndjera të mbrëmjes.
Surprizat nuk përfunduan me kaq. Indri u përball edhe me nënën e tij, e cila e priste me një tortë ditëlindjeje. Ajo, mes lotësh gëzimi, e uroi të birin dhe i kërkoi që ta shijojë këtë eksperiencë të veçantë, duke qeshur dhe duke përfituar nga çdo moment.
Në këtë atmosferë emocionuese u bashkua edhe Vanesa, me të cilën Indri ka krijuar një romancë brenda Ferma Vip. Nëna e Indrit shprehu mirënjohjen e saj ndaj Vanesës me fjalë të ndjera:
View this post on Instagram
“Faleminderit që ma do djalin”. Nga ana tjetër, Vanesa shpërtheu në lot dhe i kërkoi falje Indrit për çdo stres që mund t’i ketë shkaktuar, duke treguar ndjenjat e saj të sinqerta, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
