SHOWBIZ / E Martë 2 Mars 2021, 11:11

Në një lidhje me Robert Berishën? Pasi publikoi fotot me këngëtarin, reagon për herë të parë modelja italiane

Robert Berisha është përfolur se ka nisur një lidhje me modelen italiane, Maria Bove. Gjithçka nisi pas disa postimeve që modelja bëri në rrjete sociale, që i tregonin shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Për më tepër, Maria postoi dhe një video duke u pu.thur në buzë me Robertin, duke i shtuar dhe më shumë thashethemet. Por ndërsa u raportua se mes tyre nuk ka asgjë, ka qenë vetë modelja që i ka shuar këto zëra.


Ajo ka zhvilluar një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ku është pyetur dhe nëse ka nisur një romancë me Robertin. “Isha e sigurt se kjo ishte pyetja e parë. Jo njerëz unë dhe Roberti nuk jemi bashkë”, është përgjigjur modelja italiane.