SHOWBIZ / E Martë 22 Tetor 2024, 16:04

Ndjekësit e pyesin kur do t’i rikthehet ekranit, Kejvina Kthella jep përgjigjen që nuk pritej (Foto)

U bë një kohë e gjatë që Kejvina Kthella nuk është pjesë e televizionit. Ish-banorja e ‘BBV2″, gjatë një bisede virtuale që ka zhvilluar me ndjekësit e saj në llogarinë personale të Instagram-it, ka dhënë një lajm që ndoshta prej fansave të saj nuk është pritur mirë.

Sa për kthimin në televizion, duket se Kejvina nuk e ka më ndërmend. Një admirues i është shprehur se “e ka marrë malli për ta parë në televizion”, por modelja e ka bërë të qartë se “nuk i pëlqen më”.

 


Të lutem se nuk kam kohë të bëj më budallallëqe. Nuk më pëlqen më bota e televizionit, kam kuptuar që nuk është për mua pasi jam shumë e vërtetë edhe shumicën e rasteve keqkuptohem!
Edhe pse e ka shoqëruar me shenja duke qeshur, mbetet për t’u parë nëse do të rikthehet sërish apo jo.