
Aksident me vdekje pas mesnate në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, ku një i ri ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor.
?Sipas të dhënave të para nga vendngjarja, shtetasi me iniciale M.K., 31 vjeç, ishte duke udhëtuar me motomjetin e tij kur ka humbur papritur kontrollin e drejtimit.
Shkaku kryesor i këtij aksidenti fatal dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë tej normave të lejuara, e cila e ka bërë të pamundur manovrimin e mjetit në momentet kritike, raporton korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyku.
?Si pasojë e shpejtësisë dhe humbjes së kontrollit, drejtuesi ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordyrat mbrojtëse anësorë të rrugës.
