SHOWBIZ / E Hënë 30 Mars 2026, 09:09

Miri ne një mesazh të fortë për gruan dhe vajzën e tij

Mbrëmjen e djeshme, Miri ishte i ftuar në “Big Brother Radio”, një format i realizuar brenda shtëpisë, i cili u jep mundësinë banorëve të ndajnë më shumë detaje nga përjetimet e tyre jashtë lojës.

Gjatë një interviste të zhvilluar nga Juela dhe Rogert Stërkaj, biseda u ndal në një moment mjaft emocional.

I pyetur për një mesazh që do t’i dërgonte familjes, Miri shprehu me tone të ndjera mirënjohjen dhe dashurinë për bashkëshorten dhe vajzën e tij, duke theksuar se ato janë motivimi i tij kryesor në këtë rrugëtim.

Fillimisht, ai gjeti mirëkuptim te Rogerti, duke iu drejtuar: “Faleminderit shumë që më dhatë këtë mundësi, unë e kuptoj shumë mirë dhe nga ty e kuptoj edhe më mirë sepse ti vetë je një prind i një djali, ti më kupton më shumë se gjithë të tjerët.”

Më pas, ai u fokusua te mesazhi i tij i drejtpërdrejtë: “Unë kam një mesazh shumë të fortë për bashkëshorten time Rabea dhe vajzën time. I them që i dua shumë, se janë një forcë shumë e madhe që unë jam këtu në Big Brother, motivi im të eci sa më shumë.”

Ai e përmbylli rrëfimin e tij me fjalët: “I dua shumë, kam shumë nevojë për to, jetoj me to dhe mezi pres t’i takoj, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE