
Mbremjen e sotme, i ftuar në emisionin “Pardon My French” ishte finalisti i këtij edicioni të pestë të “Big Brother VIP”, Armir Shahini. Ai ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me eksperiencën, rrugëtimin dhe dinamikat e lojës së tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
A ka qenë një rrugëtim jo i lehtë ky për Mirin?
Të them të drejtën po, nuk ka qenë e lehtë sepse ky Big Brother për mua ka qenë një eksperiencë komplet ndryshe sepse mund ta mendoja si ishte por si e jetova ishte komplet diçka tjetër dhe jam i kënaqur në fakt me atë që kam jetuar aty. Eksperienca ishte shumë e fortë, shumë.
Ka pasur raste që Miri ka gënjyer ndonjëherë gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e Big Brother?
Jo, aty brenda jo asnjëherë. Jam përpjekur që të jem i vërteti sepse faktikisht unë edhe në jetën reale ashtu jam. Jam njeri i vërtetë, natyrshëm batuta kur vjen.
Nominimi i çifteve po ashtu ishte një pikë kyçe lëvizëse për dinamikat dhe strategjinë në lojën e Mirit. Në lidhje me këtë ai u shpreh se:
Ishte një avantazh që mua më erdhi si nga zgjedhja e publikut si lider, një moment shumë i fortë në shtëpi sepse ne banorët atë presim reagimin e publikut. Kur më erdhi avantazhi për nominimin unë e kisha direkt në mendje atë gjë dhe nuk u mendova fare sepse një lojtar i fortë ashtu duhet të veprojë. Nxora në nominim lojtar që doja t’i nxirrja jashtë normalisht dhe ndodhi ajo që ndodhi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
