SHOWBIZ / E Diel 7 Dhjetor 2025, 11:11

“Milaim Zeka turpërohet LIVE! Olta i mbyll telefonin me një fjali shokuese!”

Një telefonatë që duhej të ishte pjesë e një loje humori u kthye në një moment të sikletshëm për Milaim Zekën gjatë emisionit “UëTëFë Show”. Ai mori pjesë në rubrikën “Caliente”, ku detyra ishte të telefononte Olta Gixharin për ta përshëndetur. Situata u tensionua për shkak të deklaratave të mëparshme të Zekës, i cili kishte sugjeruar se Olta e kishte kërcënuar dhe kishte ndikuar në largimin e tij nga Big Brother VIP Kosova.

Sapo aktorja e hapi telefonin, ajo reagoi menjëherë duke e pyetur drejtpërdrejt:

“Pse del me ato deklarata… kush të ka kërcënuar ty?”

I vënë në pozitë të vështirë, Zeka u tërhoq nga pretendimet e tij, duke qeshur dhe duke sqaruar se ajo “nuk e kishte kërcënuar” dhe se telefonata ishte live thjesht për t’i uruar suksese. Olta e mbylli bisedën shpejt me frazën pikante “me mend në kokë”, duke lënë të nënkuptohet se akuzat e gazetarit mund të kenë qenë të tepruara apo të fryra nga mediat, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE