SHOWBIZ / E Martë 5 Dhjetor 2023, 16:04

Merr fund dilema! Ja kur nis “Big Brother Vip 3” dhe kush do ta moderojë spektaklin!

Sezoni i tretë i “Big Brother Vip Albania” do të startojë me datën 13 janar 2024.

Lajmin e kanë konfirmuar disa burime për “Vip Magazine”, ndërsa bëhet me dije se në këtë sezon përveç ambiente të brendshme të shtëpisë më të famshme në shqipëri është ndryshuar edhe moderatori i këtij spektakli.

Sipas burimeve këtë vit “BBV” nuk do të prezantohet nga Arbana Osmani por nga Ledion Liço, duke iu dhënë fund zërave njëherë e mirë për personin që personin do drejtojë spektaklin.

Megjithëse deri më tani nuk është konfirmuar asnjë nga konkurentët që do bëhen pjesë e shtëpisë, në rrjet kanë qarkulluar disa emra të personazheve VIP.

Bëhet fjalë për moderatorin e njohur Romeo Veshaj, këngëtaren Adelina Tahiri, Roza Lati, Olsi Bylyku dhe Meriton Mjekiqi të cilët aludohet se do ti bashkohen këtij formati. Panorama