
Mbrëmjen e djeshme janë zhvilluar xhirimet e episodit të radhës të spektaklit të humorit “Portokalli”. Mes të ftuarve specialë të kësaj jave, vëmendjen e mori finalistja e edicionit të fundit të Big Brother VIP Kosova, Elijona Binakaj. Mirëpo, përtej skenës, ajo që po bën xhiron e rrjetit është pikërisht ajo që ka ndodhur në prapaskenat e programit.
Në rrjetet sociale ka qarkulluar me shpejtësi një video virale ku shihen dy personazhe shumë të komentuar: fituesi i BBVIP 2, Luiz Ejlli, dhe ish-finalisti i BBVK, Klodian Mihaj. Prania e Luizit nëpër korridoret e xhirimeve nuk përbën çudi, pasi ai pothuajse gjithmonë ndodhet aty për të mbështetur bashkëshorten e tij, Kiara Titon, e cila moderon spektaklin.
Megjithatë, ajo që ka zgjuar kuriozitetin e të gjithëve ka qenë prania e Klodit në Tiranë.
Klodi ka udhëtuar drejt Shqipërisë posaçërisht për të shoqëruar dhe mbështetur Elijonën gjatë xhirimeve të saj në “Portokalli”. Kjo video e kapur në prapaskenë vjen në mesin e thashethemeve të shumta që po qarkullojnë së fundmi, ku dyshja përflitet se kanë nisur një romancë dashurie pas përfundimit të rrugëtimit të tyre televiziv.
Ky gjest i Klodit, duke i qëndruar pranë Elijonës në hapat e saj të parë pas daljes nga shtëpia e famshme, duket se ka përforcuar akoma më shumë dyshimet e fansave se mes tyre ka diçka më shumë se thjesht miqësi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
