SHOWBIZ / E Martë 6 Janar 2026, 22:10

Ledion Liço vë në siklet Monika Kryemadhin me një pyetje personale në studio

Një moment i papritur dhe plot humor ndodhi gjatë emisionit, kur Ledion Liço i drejtoi Monika Kryemadhit një pyetje personale në lidhje me raportet familjare, duke e pyetur nëse shkon më mirë me kunatën apo me ish-kunatën.

Pyetja e vuri Kryemadhin në siklet për disa çaste, por ajo zgjodhi të përgjigjet hapur. Ajo tha se marrëdhëniet me motrën e Ilir Metës kanë qenë korrekte dhe se mes tyre nuk ka pasur probleme të mëdha.

Megjithatë, deklarata që tërhoqi më shumë vëmendje ishte vazhdimi i përgjigjes së saj, ku me humor pranoi se me motrën e vëllait marrëdhënia ka qenë e vështirë, duke thënë se “ja kam nxirë jetën”.

Biseda shkaktoi reagime dhe të qeshura në studio, duke u kthyer menjëherë në një nga momentet më të komentuara në rrjetet sociale, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE