
Prania e Sara Hoxhës në programin e drejtuar nga vëllezërit Veshaj kaloi disi në plan të dytë kur në skenë u ngjit një e ftuar speciale.
Poem Blu, vajza e saj nga marrëdhënia me Ledri Vulën, u kthye në kryefjalën e mbrëmjes duke fituar simpatinë e të gjithëve me batutat e saj gjeniale.
Gjatë bashkëbisedimit, drejtuesit nuk ngurruan të luanin pak me të voglën duke i drejtuar pyetje ngacmuese. Kur Donaldi iu drejtua me fjalët: “Kush e do më shumë babin?”, ajo ia ktheu: “Unë dhe mami”, një detaj ky që shkriu të gjithë studion.
Situata vazhdoi kur Poem u pyet: “Po mamin kush e do më shumë?”. Me një gatishmëri të habitshme për moshën e saj, vajza u përgjigj: “Unë dhe babi”.
Një tjetër episod mjaft simpatik u shënua kur blogerja i kërkoi së bijës që ta njoftonte të atin rreth kësaj daljeje televizive. Por e vogla refuzoi duke iu përgjigjur së ëmës drejtpërdrejt: “Jo, duhet ti, sepse emisioni është i yti”.
Këto copëza televizive kanë pushtuar menjëherë hapësirën e internetit, duke u kthyer në një fenomen të vërtetë viral.
Komentuesit kanë vlerësuar shkathtësinë e vogëlushes, duke konfirmuar se protagonistja e vërtetë e kësaj interviste ishte pa asnjë dyshim vetë Poem Blu, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
