SHOWBIZ / E Diel 3 Maj 2026, 14:02

Konfirmohet romanca e re e Jonida Maliqit: Kapet 'mat' krah ish-banorit të BBV (Video)

Pas përfundimit të parakohshëm dhe vullnetar të rrugëtimit të saj në “Ferma VIP 3” — vendim të cilin këngëtarja e justifikoi me ngarkesën e lartë dhe cenimin e hapësirës personale

— Jonida Maliqi është rishfaqur në publik përkrah Alessios, ish-pjesëmarrës në edicionin e pestë të “Big Brother VIP Albania”.

Raportimet për një raport të mundshëm mes tyre kishin filluar të qarkullonin në media që gjatë periudhës kur Maliqi ishte ende e izoluar në programin televiziv.

Këto informacione paraprake janë mbështetur tashmë nga një material vizual i publikuar së fundmi në internet, ku dyshja shfaqet duke ecur pranë njëri-tjetrit në një hapësirë publike, duke vërtetuar kështu zërat për lidhjen e tyre, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE