
Rolando Maran do të jetë trajneri i ri i Kombëtares shqiptare. Gazetari i Vizion Plus, Ervin Sina, mëson se Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur t’i besojë teknikut italian pas përfundimit të bashkëpunimit me brazilianin Sylvinho.
Maran pritet të zyrtarizohet këtë të martë në orën 10:00.
Tekniku italian do të zëvendësojë Sylvinhon, me të cilin FSHF nuk arriti një marrëveshje për rinovimin e kontratës. Braziliani mori drejtimin e Shqipërisë në shkurt të vitit 2023 dhe arriti të kualifikojë kuqezinjtë në Kampionatin Europian 2024.
62-vjeçari Rolando Maran njihet për eksperiencën e gjatë në futbollin italian, kryesisht me skuadra të Serisë A dhe Serisë B, si Chievo, Genoa, Pisa, Brescia, Vicenza, Catania, Cagliari, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
