SHOWBIZ / E Hënë 27 Prill 2026, 00:12

Kjo është shifra e ‘çmendur’ që bëri Ilir Shaqirin ta pranojë ftesën për Ferma VIP

Hyrja e papritur e Ilir Shaqirit në Ferma VIP ka ndezur diskutime të forta kudo, duke e transformuar balerinin e njohur në një personazh totalisht antagonist për këtë sezon.

Për shumëkënd në publik, fakti që fituesi i edicionit të parë të “Big Brother VIP Albania” pranoi të bëhej pjesë e këtij formati po shihet si një lëvizje krejtësisht e gabuar.

Debatet e ashpra dhe të vazhdueshme me Mozën, qasja e tij shpeshherë negative ndaj dinamikave të shtëpisë, dhe veçanërisht lëvizjet që çuan në zbritjen e çmimit të madh, e kanë bërë atë një profil goxha antipatik brenda lojës.

Megjithatë, kurdo që ai të dalë nga dera e asaj ferme, Iliri nuk do të dalë aspak i humbur financiarisht.

Burime të sigurta për Prive By LS konfirmojnë se ai është paguar të paktën rreth 40 mijë euro për t’u bërë pjesë e kastit. Kjo është një shumë e majme që duket se e justifikon plotësisht këtë lëvizje televizive dhe rrezikun e madh me imazhin e tij.

Apo as si e tillë, kjo shifër nuk ja vlen për rikthimin në formate të tilla. Si mendoni ju, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE