SHOWBIZ / E Enjte 21 Maj 2026, 10:10

"Ke fituar më shumë ti, apo Selin?" - Miri pa dorashka: Duhet të fitojë dashuria, e jo lekët!

Këngëtari i njohur i grupit “West Side Family”, Armir Shahini, ka qenë një ditë më parë i ftuar në emisionin “Ndryshe” me Elona Duro dhe Salsano Rrapi, ku ka folur për eksperiencën e tij pas daljes nga “Big Brother VIP 5”.

Ish-finalisti i edicionit të pestë të reality show-t ka treguar se si ka ndryshuar jeta e tij pas përfundimit të spektaklit më 18 prill 2026, duke u ndalur edhe te projektet e reja muzikore me “West Side Family”.Por intervista nuk është ndalur vetëm aty. Moderatorët e kanë vënë në një “provë” të drejtpërdrejtë duke e pyetur edhe për ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, me të cilët ka ndarë rrugëtimin e tij në BBV 5.

Në një moment të sinqertë dhe pa filtra, Miri u pyet: “Ke fituar më shumë ti apo Selin?” – një pyetje që ngjalli kuriozitet në studio.

Ai u përgjigj me një reflektim që ndërthur humorin me realitetin e showbiz-it: “Duhet të fitojë dashuria, por fitojnë lekët.”

Deklarata e tij u interpretua si një koment i drejtpërdrejtë mbi dinamikat brenda dhe jashtë reality show-t, ku shpesh emocionet dhe strategjitë përplasen me interesat personale dhe financiare.Miri foli gjithashtu për raportet me ish-banorët e tjerë si Mateo, Rogert dhe të tjerë, duke lënë të kuptohet se rrugëtimi në BBV ka krijuar si miqësi ashtu edhe distanca.

Në fund, këngëtari theksoi se eksperienca në BBV i ka ndryshuar ritmin e jetës, por jo thelbin e tij artistik, teksa vijon punën me projekte të reja muzikore, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE