SHOWBIZ / E Martë 17 Mars 2026, 00:12

Kampioni i BBV2 tallet keq me gafat e banoreve!

Testi i kulturës së përgjithshme në “Big Brother VIP Albania 5” dhe gafat epike të banorëve kanë pushtuar rrjetet sociale ditën e sotme.

Kësaj vale masive humori nuk mund t’i shpëtonte as fituesi i BBVA 2, Luiz Ejlli, i cili njihet për ironinë e tij.

Përmes një videoje komike të publikuar në Instastory, Luizi ka zgjedhur të “tallet” me nivelin e përgjigjeve të banorëve në mënyrën e tij. Kjo tallje edhe pse me nje sens humori, serish eshte nje lajm shume i keq per banoret te cileve u eshte vene ne pah padije e madhe qe zoterojne.

Në rolin e “Vëllait të Madh” që zhvillon testin ishte bashkëshortja e tij, Kiara Tito, ndërsa Luizi u sigurua të jepte përgjigjet më ironike të mundshme.

Ja si rrodhi “testi i inteligjencës” në shtëpinë e dyshes:

Kiara: A je gati për një pyetësor?
Luizi: Po.
Kiara: Çfarë mbaroi në vitin 1991?
Luizi: 1990-ta.
Kiara: Albani ka 36 çokollata, ai ha 29, çfarë ka ai tani?
Luizi: Diabet.
Kiara: Ku u nënshkrua Deklarata e Pavarësisë?
Luizi: Në fund të faqes.
Kiara: Cila është arsyeja e një divorci?
Luizi: Martesa.
Kiara: Çfarë nuk mund të hamë për mëngjes?
Luizi: Drekë ose darkë.
Kiara: Çfarë të duket si gjysmë molle?
Luizi: Gjysma tjetër.

Kjo video ka bërë xhiron e rrjetit duke shkaktuar të qeshura tek ndjekësit, të cilët e kanë vlerësuar si një thumbim me sportivitet pas situatave të krijuara së fundmi në reality show, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE