
Zëvendëspresidentja Kamala Harris u tha mbështetësve të mbledhur në Universitetin Howard të mërkurën se ajo kishte humbur zgjedhjet e vitit 2024 ndaj Donald Trump, duke ia pranuar fitoren Presidentit të zgjedhur republikan, fitore që tha se erdhi pas një fushate të vështirë.
"Ndërsa unë i pranoj këto zgjedhje," tha ajo, "nuk e pranoj luftën që nxiti këtë fushatë", u tha ajo mbështetësve, shumë prej tyre të përlotur, në Universitetin e saj Alma Mater Howard, një kolegj historikisht me ngjyrë në Uashington.
Harris u zotua të vazhdojë të luftojë për të drejtat e grave dhe kundër dhunës me armë dhe të "luftojë për dinjitetin që të gjithë njerëzit meritojnë".
Ajo tha se kishte telefonuar Presidentin e zgjedhur Trump, e përgëzoi për triumfin e tij dhe premtoi se do të angazhohej në një transferim paqësor të pushtetit.
Harris iu drejtua një turme që përfshinte ish-kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, ndihmës në Shtëpinë e Bardhë të Presidentit Joe Biden dhe mijëra fansa. Himni i fushatës së Harris, “Freedom” i Beyonce-s, u luajt teksa ajo po hynte në skenë.
Shoku i saj kandidat, Guvernatori i Minesotës, Tim Walz, iu bashkua turmës.
Harris i inkurajoi mbështetësit e saj, veçanërisht të rinjtë, që të mos dorëzoheshin eedhe pse janë zhytur në zhgënjim.
"Ndonjëherë lufta zgjat ca. Kjo nuk do të thotë se ne nuk do të fitojmë," tha ajo.
