SHOWBIZ / E Premte 8 Dhjetor 2023, 13:01

“Kam një ‘inat’ me Pirro Çakon”, pse ‘kapet’ Lind Islami me artistin?

Pyetja klasike e programit “Aldo Morning Show” në Tv Klan për këngën që artistët do donin ta kishin dashur të ishte në repertorin e tyre, zbuloi dëshirat e Lind Islamit dhe Venera Lumanit. Këngëtarja tha dy tituj këngësh, ndryshe nga partneri i saj që ‘inatin’ e ka me një ndër artistët më të mirë të skenës.

Venera Lumani: Në faza të ndryshme të jetës, të kohës kam patur këngë të ndryshme. Tani për momentin nuk është se kam një, por di që do doja shumë që kënga “E dehur jam” të ishte e imja, e dua shumë.

Aldo: Ke tentuar ta këndosh, në kuptimin tip “cover?”

Venera Lumani: E kam kënduar, e këndoj shpesh në fakt. Pastaj, një kohë tjetër, kur kam qenë pak më e vogël thoja si nuk është këngë e imja, kënga e Eneda Tarifës që ka qenë fituese mbase e “Këngës Magjike” apo jo, vendi i dytë, por shumë e vogël…

Aldo: S’ka qenë fituese, por ka qenë ndër hitet e atij viti.

Venera Lumani: Tani për momentin s’kam ndonjë.

Aldo: Tani i keni për vete. Po ti Lindi?

Lind Islami: Ndërsa unë nuk e di për ndonjë këngë specifike, por kam një inat pozitiv me Pirro Çakon se them se si i bën këto këngët?

Lind Islami: “Xhulit”, “Diferenca je ti” e shumë këngë të tjera që unë thjesht rri kur i dëgjoj dhe mendoj nga e ka marrë këtë frymëzim. Nuk është gjithmonë frymëzim, është edukim muzike./tvklan.al