SHOWBIZ / E Diel 25 Maj 2025, 23:11

“Kam 7 vite pa e takuar”, Laert Vasili rrëfen marrëdhënien me motrën: Jeton në Amerikë, por unë nuk shkoj dot atje! Kam frikë se...

Aktori i njohur Laert Vasili ka rrëfyer për herë të parë në emisionin “E Diell” raportin që ka me familjen e tij dhe veçanërisht me motrën. Ai është shprehur se Ela jeton prej vitesh në Amerikë dhe ai ka shtatë vite pa e takuar.

“Elen e kam rritur, kur lindi ajo unë isha 7 vjeç. E kam rritur motrën, më merr shumë shpesh malli për të. Kemi jetuar për 20 vite në Athinë bashkë”, ka treguar aktori dhe finalisti i “Big Brother VIP 4”.

Laerti është shprehur se e motra jeton dhe punon në SHBA, ku dhe ka ndërtuar familjen e saj, por ai vetë nuk shkon dot atje sepse ka frikë se nuk do të kthehet më në Shqipëri.

“Është make up artiste në Amerikë, është e martuar me amerikan me origjinë greke. Unë nuk kam shkuar në Amerikë, kam frikë se nuk kthehem. Kam 7 vite pa e parë motrën. Edhe pse kanë kaluar shumë vite pa e parë, e dua shumë”, rrëfeu Laert Vasili.

Laerti ka treguar dhe për marrëdhënien me të atin e ndjerë, sesi kishte dëshirë të futej në rrugën e futbollit, por babai nuk e lejoi.

“Nëse do i hyja futbollit, sipas babait do i kisha premisat për t’u bërë rrugaç. Në vitin 1989 kur u aktivizova në teatër, kishin filluar arratisjet nga Saranda në Korfuz. Kështu që e quajti si e keqja më e vogël. Babi ishte idealist deri në fund”, ka thënë aktori, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE