Banorët e Big Brother Vip Kosova3 kanë rrëfyer momentet e tyre më të vështira.
Këngëtari si dhe ish konkurenti i ‘Kepi i Vipave’ Mevlan Shaba ka treguar momentin më të errët të jetës së tij.
Ai i tregon banorëve se gjatë kohës që ai kishte pasur një lidhje dashurie me një nga vajzat e show-bizzit ka përjetuar një gjëndje shumë të rëndë.
“Kur unë kisha humbur shpresat për jetën, dikush më ndejti afër. Unë isha i lidhur me dikë tjetër që nuk e doja nuk isha i dashuruar, por ai person më ka ndejtur shumë pranë atë periudhë”.
Kujtojmë se Mevlani njihet në shtypin rozë për historitë e tij me këngëtaren Albulena Ukaj dhe sëfundmi me ish konkurenten e Për’purputhen Livia Brunga.