SHOWBIZ / E Shtunë 2 Nëntor 2024, 20:08

“Ka përjetuar dhimbje të thellë”/ Pas humbjes së babait, a u shfaq Jonida Vokshi në skenën e Big Brother Vip?

 

Moderatorja e njohur Jonida Vokshi, jo më larg se tre ditë më parë u përball me një dhimbje të madhe. Aktorja humbi e babain e saj, i cili vuante nga demenca dhe prej disa kohësh ishte i shtruar në spital.

Jonida mungoi mbrëmjen e djeshme (1 nentor) ne spektalin e Big Brother Vip.

Bashkëprezantuesi i saj Aludin Hamiti, teksa doli në skenë i vetëm shprehu ngushëllimet për babain e Jonidës.

“Jonida ka përjetuar një humbje të rëndë ditët e fundit. Dhimbja është aq e thellë sa fjalët nuk mjaftojnë për ta shprehur.

Ne i dërgojmë ngushëllime dhe i themi se mendja dhe zemra jonë janë me të në këtë periudhë të vështirë,” u shpreh ai.