SHOWBIZ / E Mërkurë 29 Nëntor 2023, 02:02

Ja dhuroi vetes për 28-nëntor, zbulohet surpriza e Vis Pupës

Aktori i njohur i humorit Elvis Pupa ka zbuluar dhuratën që i ka bërë vetes në 28-nëntor. Përmes një Insta-story Pupa ka publikuar një video teksa është duke bërë një tatoo ku duket qartazi krahu i një shqiponje.


Tatuazhi i cili është në hapat e para duket se është një simbol i atdhe-dashurisë.

“E shef se çfarë dhurate i bëra vetes për 28-nëntor? Vazhdo vazhdo luaji duart plako se me datë 29 duhet me i shtuar edhe një kallash kësaj” thotë në notat e humorit artisti.