SHOWBIZ / E Diel 5 Prill 2026, 11:11

Incident në Ferma VIP/ Lopa i ha unazën nga dora fermeres (Video)

Një situatë sa e papritur aq edhe komike ka ndodhur ditën e sotme në “Ferma VIP”.

Protagoniste e këtij incidenti të pazakontë ka qenë Sara Karaj, e cila ka ndarë me hyrjen e re të fermës, Ilir Shaqirin, ngjarjen që i ndodhi me një nga kafshët.

Teksa po bashkëbisedonin, Sara i ka treguar balerinit se ishte duke ushqyer një prej lopëve me bar. Por, në momentin që lopa po i lëpinte dorën nga ushqimi, ajo i ka gëlltitur aksidentalisht edhe unazën që Sara mbante në gisht.

E gjendur në këtë situatë absurde dhe pa asnjë zgjidhje të menjëhershme, fermerja e ka kaluar me shumë sportivitet dhe humor, duke i dhënë Ilirit zgjidhjen e vetme që u ka mbetur tashmë.

“Duhet të presim tani ta nxjerrë lopa unazën. Tani secili të kontrollojë bajgën,” u shpreh ajo duke qeshur, duke lënë të kuptohet se banorët do të kenë një detyrë të re dhe mjaft “të këndshme” në ditët në vijim për të gjetur aksesorin e humbur.

Ky moment epik po bën me shpejtësi xhiron e rrjetit, duke treguar një anë tjetër mjaft argëtuese të jetesës në fermë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE