SHOWBIZ / E Premte 30 Shtator 2022, 14:02

“I them hajde te mami”, moderatorja shqiptare zbulon “sherrin” në familje për qenin e saj

Orinda Huta, në një intervistë për “Aldo Morning Show”, ka folur për dashurinë që ka ndaj kafshëve. Moderatorja shpjegoi se vajza e saj, Atara është shumë e lidhur me qenin e saj, Rubi dhe kanë një marrëdhënie të veçantë. Ajo shtoi se Rubi bëhej xheloze për Atarën por kjo tashmë ka kaluar.

“Unë i them “hajde te mami, hajde të keqen mami” gjithë kohës. Unë mami i parë kam qenë për Rubin, jo për Atarën. Edhe mami i Turit “hajde te nëna” i thotë.”, tha ajo. Megjithatë, Rubi nuk është qeni i parë që ka mbajtur Orinda dhe Turi. Ata kanë pasur dhe dy qen endacakë të sëmurë.

Dyshja e njohur u kujdesën për këta qen derisa gjetën familje adoptuese. Ajo kujtoi një moment ku familjarët nuk ishin dakord për të marrë qen dhe madje situata doli pak jashtë kontrollit.

Aldo: Orinda, si e shmangët atë shprehjen ju, “do na qelbë shtëpinë”.

Orinda Huta: Tani, dëgjo ne e kemi pasur herë pas here edhe para se të vinte Atara, edhe me mamatë.

Orinda Huta: “Obobo qimet e qenit, obobo”, filluan “lëreni qenin përjashta”. Ne u bëmë shumë keq kur filluam të dëgjonim nga njerëzit që donim fort dhe e dinin se sa dashuri kishim ne për Rubin të thoshin një gjë të tillë. Dhe Turi dëgjoi e dëgjoi e i tha “nëse jeni me këtë mendje, mos hajdeni më në shtëpinë tonë. Domethënë ne jemi shumë okej, nëse jeni me këtë mendjen që jo qimet e Rubit, jo pis, mos hajdeni”, domethënë ishte shumë strikt në këtë gjë.

Aldo: E di çfarë po mendoj Orinda? Po mendoj që del lajmi, që del e prerë, e ke parasysh nga ato 30-sekondëshet: Turi përzë mamanë për…

Aldo: E di, pastaj kur e sheh të shkruar se si duket.