
Ajo është bërë e njohur si “Keisi i Stresit” dhe për publikun shqiptar ashtu vazhdon të mbetet, megjithëse ka nisur prej kohësh një jetë të re.
Keisi vazhdon të jetojë në Kanada, shumë larg nesh, mirëpo “zhurmën” në portale vazhdon ta bëjë thuajse të njëjtë, edhe kur s’ka mbetur asgjë për t’u folur nga marrëdhënia e saj me Stresin.
Pikërisht komentet për të dhe punën e saj, e kanë mërzitur Keisin deri në atë pikë sa ka vendosur të flasë pas kaq shumë kohësh dhe të vendosë pikat mbi “i”.

Keisi tregon se ka nisur të punojë që 18 vjeç dhe asnjëherë nuk e ka konsideruar punën ‘turp’. Ajo punon dhe shijon lekun e saj, pa ia shtrirë dorën askujt.

“Unë kam punuar që 18 vjeç. Në asnjë moment nuk e kam mohuar punën apo të kem ndjerë turp. Punoj pesë ditët e javës në bankë dhe pasi mbaroj aty, punoj në the lounge. Kam qenë vetë ajo që kam postuar, nuk më keni kapur gjë mat apo në turp. Jam shumë krenare madje, sepse nuk jam shtirur kurrë të jetoj një jetë ndryshe nga kjo që jetoj. Punoj shumë dhe shijoj lekun tim, qoftë në darka, pushime apo veshje e çdo gjë tjetër.”- shkruan Keisi.

