
Antigona Ramosaj, nëna e Beatrix Ramosaj, ka ndarë me ndjekësit një mesazh emocional dhe frymëzues, duke bërë të ditur përfundimin e një etape të rëndësishme në rrugëtimin e saj shëndetësor.
Në postimin e saj, Antigona falënderon Zotin për forcën që i ka dhënë në momentet më të vështira, si dhe mjekët, infermierët, familjen dhe të gjithë ata që e kanë mbështetur me lutje dhe dashuri. Mesazhi i saj është pritur me ngrohtësi nga ndjekësit dhe miqtë, të cilët e kanë përgëzuar për pozitivitetin dhe kurajon që po transmeton.
“Sot i rashë gongut me një zemër që rreh plot mirënjohje.
Kjo nuk është vetëm fundi i një trajtimi, është dëshmi e forcës, besimit dhe durimit.
Faleminderit Zotit që më mbajti në këmbë, që më dha frymë kur u ndjeva pa fuqi, dritë kur u ndjeva në errësirë dhe njerëz të mirë rreth meje kur kisha më shumë nevojë.
Me zemër mirënjohëse falënderoj çdo mjek, çdo infermiere, familjen time dhe të gjithë ju që më mbajtët me lutje dhe dashuri.
Rrugëtimi im nuk ka mbaruar ende, më presin kontrolle dhe hapa të tjerë, por sot po shënoj një fitore të madhe në këtë betejë dhe po festoj jetën.
Rrugëtimi im vazhdon ende, më presin kontrolle dhe hapa të tjerë, por sot ndalem një moment për të ndarë këtë fitore të madhe me ju në këtë betejë dhe për të festuar jetën që vazhdon.”
Ky mesazh shënon një moment të rëndësishëm personal dhe shërben si inspirim për të gjithë ata që përballen me sfida shëndetësore, duke treguar se durimi, besimi dhe mbështetja e të dashurve janë aleatë të çmuar në çdo betejë. Vetë këngëtarja Beatrix Ramosaj kishte reaguar më herët në rrjetet e saj sociale, duke treguar për ‘luftën’ që po bënin si familje për të shpëtuar nënën e saj dhe duket se beteja më në fund ka përfunduar me sukses, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
