SHOWBIZ / E Mërkurë 29 Nëntor 2023, 02:02

Hoqi dorë nga Festivali i Këngës në RTSH, menaxheri i këngëtares shqiptare zbulon arsyen e fortë

I ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Live From Tirana’ ishte menaxheri i këngëtares së njohur Samanta Karavella, Arian Demolli. Ariani e nisi intervistën duke thënë:

Është një kënaqësi që punoj me Samantën, ajo në fakt ka qënë e sukseshme përpara se të niste bashkëpunimin me mua. Samanta nesër do të jetë në Sheshin Skenderbej dhe unë jam shumë i emocionuar sepse dhe asaj i ka munguar shumë. Samanta ka rreth 30 materiale të reja që po i punon dhe pritet t’i sjellë në treg në forma të ndryshme.

Samanta ishte pjesë e listës së Eurovision por u tërhoq në të njëjtën kohë me Kejsi Tolën nga gara. Çfarë ndodhi, cila ishte arsyeja e largimit të këngëtares nga Festivali i Këngës në RTSH?

Shumë më kanë shkruajtur dhe më kanë pyetur për këtë gjë. Ne kishim një cikël dhe ajo gjëja po na merrte shumë kohë. Sa i përket tërheqjes së Kejsit, nuk kemi pasur kontakt dhe nuk e dinim planet e asaj. Pra s’ka pasur asnjë lidhje me ne.

Kush shkon në Eurovizion sipas teje?

Kastro Zizon do e kisha çuar në Eurovision, Mikela Paluca ë