SHOWBIZ / E Martë 19 Maj 2026, 12:12

Greta Kazazi ndez rrjetin: Ish-banorja në pritje të ëmbël? (FOTO)

Ish-protagonistja e reality show-t “Big Brother VIP Albania”, Greta Kazazi, ka shkaktuar jo pak dyshime me lëvizjen e saj më të fundit në rrjetet sociale.

Përmes një imazhi të ndarë në profilin e saj në Instagram, ku shfaqej e buzëqeshur në krahët e partnerit të saj, Onno, sytë e të gjithëve u fokusuan te një detaj specifik: forma e theksuar e barkut.

Kjo pamje mjaftoi që ndjekësit të bindeshin se çifti ishte në pritje të ëmbël. Shpejtësia e përhapjes së fotografisë u shoqërua me një lumë urimesh dhe pyetjesh kureshtare nga fansat, ndonëse audienca e saj e rregullt u habit, pasi aktiviteti i saj i përditshëm virtual nuk kishte dhënë asnjë indicie të mëparshme.

Përballë këtij fluksi aludimesh, vetë Greta zgjodhi të thyejë heshtjen për të sqaruar se si qëndronte e vërteta. Me nota humori, ajo theksoi se imazhi nuk reflektonte realitetin, por ishte thjesht produkt i magjisë së editimit digjital.

Ajo e shoqëroi zbulimin e këtij rrengu virtual me deklaratën:
“9 muaj? Jo 9 sekonda photoshop. Ah sikur të ishte edhe në jetë kështu, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE