SHOWBIZ / E Hënë 18 Maj 2026, 14:02

Gazetari publikon bisedat, Arbana Osmani e k*rcënon me jetë? (FOTO)

Një debat virtual ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve së fundmi, duke përfshirë gazetarin Elton Tozaj dhe një llogari në Instagram që mban emërtimin “arbanaosmanimedia”.

Përmes disa publikimeve në rrjetet e tij sociale, gazetari ka ndarë pamje të një shkëmbimi komentesh me tone mjaft të ashpra, duke hedhur dyshime të forta se pas këtij profili qëndron vetë moderatorja e njohur, Arbana Osmani, e cila mund të jetë provokuar nga deklarata të mëparshme të tij.

Gjithçka ka marrë rrjedhë nga një koment i llogarisë në fjalë, e cila i është drejtuar gazetarit me fjalët: “I marsh te keqen.” Përgjigjja e Tozajt ka qenë ironike dhe e drejtpërdrejtë, duke nënkuptuar se po komunikonte me vetë prezantuesen: “po zemer me pelqen qe flet per veten ne veten e 3.”

Tensioni ka arritur kulmin kur nga i njëjti profil ka ardhur një paralajmërim i fortë, i cili është interpretuar si një formë kërcënimi nga gazetari: “ruhu se po te rrahin ate bej leje zemren e melçin.”

Ndaj kësaj gjuhe, gazetari ka zgjedhur të kundërpërgjigjet shkurtimisht: “te fala veshkes.”

Duke mos e lënë me kaq, Tozaj ka ripublikuar të gjithë bisedën në profilin e tij, duke e shoqëruar me mbishkrimin dyshues: “Ti qenke mi? Vet ti medemek me adres fallco?”

 

Për të përforcuar pretendimet e tij, gazetari ka nxjerrë në dritë edhe disa

mesazhe private të dërguara nga persona të tretë, të cilët konfirmojnë se kanë pasur përvoja të ngjashme me këtë llogari.

Në bisedat e publikuara lexohet qartë mbështetja për dyshimet e Tozajt: “Seriozisht e ka kjo”, “Kjo adres me pat shkrujt mu”, si dhe “Ishte vet ajo, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE