
Selena Gomez ka konfirmuar se është në lidhje me producentin Benny Blanco, shokun dhe bashkëpunëtorin e ish-të dashurit të saj Justin Bieber.
Ajo komentoi si fillim "Fakte" nën një postim postuar nga 'Popfaction' që thoshte:
"Selena Gomez me sa duket konfirmon që është në një lidhje".
Ajo gjithashtu i bëri like fotografisë së 'Popfaction' me titull:
"Selena Gomez thuhet se është në lidhje me producentin Benny Blanco".
Por kjo nuk është e gjitha. 'Screenshotet' e siguruara nga fansat tregojnë llogarinë në Instagram të Gomez që mbron atë dhe romancën e supozuar me Blanco-s, edhe pse disa fansa ishin të shqetësuar se llogaria e saj ishte hakuar.
Në një koment, ajo tha se Blanco, 35 vjeç, është "absolutisht gjithçka që ajo ka", ndërsa në një tjetër, ajo pretendoi se ai është "gjëja më e mirë që i ka ndodhur ndonjëherë".
Në një koment të tretë, ajo shtoi:
"Ai është më i mirë se kushdo me të cilin kam qenë ndonjëherë. Fakte.”
“Ai më ka trajtuar më mirë se çdo qenie njerëzore në këtë planet”, shkroi ajo në një mesazh të katërt.
Më pas, ajo postoi në Instastory një foto e përqafuar me një djalë që mendohet të jetë Blanco.
Gomez la të kuptohej se ishte e dashuruar në serialin e saj "Selena + Chef: Home for the Holidays", i cili filloi të transmetohej më 30 nëntor. Blanco ishte në ditëlindjen e 31-të të Gomez në korrik e madje e uroi edhe në mediat sociale në atë kohë.
A janë miq Benny Blanco dhe Justin Bieber?
Të dy kanë një njohje, pasi kanë punuar së bashku në "Lonely" të vitit 2020.
"Justin nuk është një si gjithë artistët pop," tha Benny për këngëtarin kanadeze në një intervistë të tetorit 2020 me The Zach Sang Show.
Blanco ishte i lidhur më parë me aktoren Elsie Hewitt.
