SHOWBIZ / E Hënë 16 Mars 2026, 23:11

“Ferma VIP” rikthehet në ekran, zbulohet data e nisjes së sezonit të ri

“Ferma VIP” do të rikthehet shumë shpejt në ekran me një sezon të ri. Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e formatit në Instagram, e cila ka publikuar një video të shkurtër promovuese, duke zbuluar edhe datën e shumëpritur të nisjes së spektaklit.

Edicioni i ri i “Ferma VIP” do të startojë më 27 mars.

Formati vendos personazhet e famshëm përballë një realiteti krejt ndryshe nga ai që janë mësuar.

VIP-at duhet të lënë pas jetën e luksit, komoditetin e përditshëm dhe ritmin e showbizit për t’u përballur me punët e fermës, jetesën në natyrë dhe sfidat e izolimit.

Mbetet për t’u parë se cilët emra të njohur të showbizit shqiptar do të guxojnë të heqin petkun e VIP-it për të veshur çizmet e punës, duke u bërë pjesë e kësaj aventure nën drejtimin e Arbana Osmanit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE