SHOWBIZ / E Shtunë 13 Mars 2021, 20:08

Femna jote m’ka fiksim’, Varrosi nxjerr bisedat me ish-gruan e Meritonit, ky i fundit e tall në Instagram

Meriton Mjekiqi është një nga personazhet më të njohur në botën e muzikës ‘Rap’, por mesa duket punët me grupin OTR nuk i ka hiç mirë.

Mes tij dhe grupit të Noizyt lindën debate në distancë. Mirëpo edhe pse u duk se gjakrat u qetësuan, duket se tashmë kanë nisur sërish thumbat mes Meritonit dhe mikut më të mirë të Noizy-t, Varrosi.

Ai ka postuar një bisedë, në të cilën shihet se i ka shkruar një mesazh ish-partnerja e Meritonit, Egesta, me të cilën ai ka dhe një djalë.

“Hahaha pse? Nejse dije edhe ti që ai është ish burri im edhe e bona vetëm me ja ul bishtin se goxha e ka rrit mendjen është t’u fluturu”, -i ka shkruar ish e dashura e Mjekiqit.

“Se femna jote mu m’ka fiksim, jo veç mu po dhe grupin tim! Nejseeee”, ka shkruar Varrosi përkrah bisedës me ish të dashurën e Meritonit.

Së fundmi Meriton ka publikuar një bisedë me anëtarë të OTR, që i kërkojnë të bëhen pjesë e emsionit të tij.

“Ooo kikrik më keni shkruar me ju marr në emision e ju kom refuzu po ti i prizrenit je”-shkruan Meritoni.



Ai gjithashtu ka publikuar dhe një video të Varrosit, i cili këndon me freestyle “Se femna jote mu m’ka fiksim, jo veç mu po edhe grupin tim”.