
Banorët e “Big Brother Vip Kosova” përjetuan momente tepër të tensionuara gjatë mbrëmjes së djeshme. Debatet mes tyre arritën kulmin deri në përplasje fizike, duke shqetësuar ndjekësit e reality show-t, si dhe duke krijuar reagime të forta në rrjetet sociale.
Moderatori i këtij formati, Alaudin Hamiti reagoi sot për këtë situatë, i cili ndau me ndjekësit një çast të qetë pas gjithë zhurmës. Ai postoi një foto në instastory, ku shihet duke shikuar banorët dhe pamja shoqërohet me disa ëmbëlsira.
“Pak ëmbëlsi pas një ‘tërmeti’ në shtëpinë më të famshme në vend,” shkroi Hamiti, duke lënë të kuptohet se atmosfera në shtëpi ka qenë e vështirë, por po punohet për qetësimin e situatës aty brenda.
