SHOWBIZ / E Martë 17 Mars 2026, 10:10

Familja e Gimbos me deklaratë publike pasi banori u tall me fytyrën e Brikenës: "Kërkojmë falje..."

Dinamikat brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” ndonjëherë kalojnë kufijtë e lojës dhe humorit, duke shkaktuar reagime të forta jashtë saj.

së fundmi, një veprim i Dj Gimbos, i cili u pa duke imituar dhe tallur mimikat e fytyrës së Brikenës, ka ngjallur jo pak kritika në rrjetet sociale.

Përballë kësaj situate që nisi të merrte përmasa negative, familjarët e Gimbos (të cilët menaxhojnë llogarinë e tij) kanë vendosur të ndërhyjnë për të qetësuar gjakrat, duke publikuar një ndjesë zyrtare në Instastory-n e tij.

Përmes një deklarate, ata theksojnë se qëllimi nuk ka qenë aspak ofendues dhe e justifikojnë veprimin me kushtet e rënda të formatit:

“Si familja e Gimbos, kërkojmë falje nëse imitimi me mimika ndaj Brikenës është kuptuar keq apo ka lënduar atë dhe familjen e saj. Besojmë që nuk ka qenë qëllimi i tij të ofendojë apo të nënçmojë askënd.”

Ata ritheksojnë se respekti ndaj çdo njeriu dhe familjeje është thelbësor për ta, duke e mbyllur mesazhin me një falje të sinqertë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE