SHOWBIZ / E Hënë 18 Maj 2026, 15:03

Fabjola e quajti "kuçkë", Akili zbulon se i shkroi menjëherë Arbanës: Çfarë i tha?

Një nga ngjarjet më të diskutuara të ditëve të fundit në ekran, e cila çoi në skualifikimin e menjëhershëm të Fabjolës nga formati televiziv, vazhdon të prodhojë reagime.

Këtë herë, ka qenë Akili ai që ka ndarë këndvështrimin e tij rreth kësaj situate të tensionuar, gjatë një bisede në emisionin “Më Prit të Dielën” të drejtuar nga Ermal Peçi.

Gjatë kësaj daljeje publike, moderatori e ka ngacmuar ish-konkurrentin për të zbuluar mendimin e tij mbi ofendimin e rëndë dhe pasojat ekstreme që ai solli për lojën e banores. Pyetja e drejtuar nga Peçi ishte:

“Si e more ti këtë perceptimin e asaj fjale që pastaj mori dhe vendimin e përjashtimit të Fabiolës nga programi?”

Në përgjigjen e tij, Akili u tregua analitik, duke vënë në dukje se çdokush mban përgjegjësi personale për fjalorin e përdorur, ndërsa theksoi se veprimi i ish-banores ishte mbase i drejtë në thelb, por tërësisht i gabuar në formë dhe i drejtuar në adresën e gabuar.

Ai gjithashtu zbuloi një detaj të panjohur, duke treguar se ka kontaktuar menjëherë me prezantuesen e programit pas ngjarjes, për t’i shprehur mbështetjen e tij të plotë.

Lidhur me këtë dinamikë, ai u shpreh saktësisht:
Aty secili ka me perfaqesu vetëm veten dhe gjërat që nxjer nga goja. Për mua, unë e di shumë mirë që ajo vajza ska patur asgjë të drejtpërdrejtë me Arbanën. Por thjesht Fabjola tha gjënë e duhur në koncept të krejt situatës që u krijua por në moment të gabuar dhe personit të gabuar. Kjo është cështja. Sa i përket Arbanës, të them drejtën kur ka ndodh kjo gjëja i kam shkruajt Arbanës, e kam shumë mike, nuk kam hatërmbetje, e dua shumë fort. Kam respekt të madh për atë njeri, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE